Aksident në Deçan – vetura përplasë një këmbësor, ky i fundit dërgohet në QKUK


Sot rreth mesditës ka ndodhur një aksident në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Një veturë ka përplasur një këmbësor, me këtë të fundit që duket të ketë pësuar lëndime.

Fillimisht u dërgua në Pejë, e nga Spitali Rajonal mori rrugë për në QKUK.

Kështu të paktën ka thënë nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugen
“Deshmorët e Kombit” në Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor, si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, e më pas për shkak të natyrës së lendimeve dërgohet ne QKUK për tretman mjekësor”- tha Rugova.