Ndodh në Lëbushë: Vodhi 9000€ në shtëpinë e gjyshes, 4000€ u përdorën për blerje arme


Një rast i çuditshëm ka ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit, transmeton Deçani24.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një qytetar mori 9000€ në shtëpinë e gjyshes së tij, ndërkaq më pas 4000 sosh iu dhanë dy të miturve për të blerë armë.

”Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë. Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.”