Policia e Kosovës ka hasur në një snajper në shtëpinë e një deçanasi.
Kështu bëri të ditur vetë policia përmes raportit 24-orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57 me një karikator. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet ndër tjerash në raport.
