Deçani mirëpret sot Dukagjinin e Novosellës, synohet fitorja në “Ruzhdi Ramosaj”


Vetëm tetë pikë është diferenca mes të dyja skuadrave.

Një fitore për ekipin tonë që ka pësuar ndryshime në merkaton e janarit do të ishte e mirëseardhur, shkruan Deçani24.

Kjo për vetë faktin se çështja e mbijetesës do të mbyllej më herët, ndërsa më pas do të vazhdohej me përgatitje për sezonin e ri.

Padyshim, djemtë kanë nevojë edhe për mbështetjen e tifozëve andaj nga ora 13:00 të shkojmë të gjithë në “Ruzhdi Ramosaj”.