Bashkim Ramosaj, kryetari i Deçanit, ka bërë një shkrim emocional për “fatin e damkosur” të luftëtarit shqiptar – ku edhe shprehu ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Postimi i plotë:
Fati i “damkosur” i luftëtarit shqiptar
Ramush Haradinaj në Hagë, Daut Haradinaj në burgjet e UNMIK-ut, i vritet vëllai Enveri, invalid dhe luftëtar i paepur.
Kadri Veseli në Hagë dhe i vdes babai.
Nasim Haradinaj në Hagë dhe i vdes vëllai Agroni, i burgosuri më i ri shqiptar në ish-Jugosllavi, epror i UÇK-së dhe invalid i luftës.
Jakup Krasniqi në Hagë, i vdes vëllai.
Haxhi Shala në Hagë, i vdes babai.
Hashim Thaçi në Hagë, i vdes babai.
Kësi rastesh ka shumë, i kujtova disa prej tyre.
Dikur, vdekja dhe jeta kanë qenë të parëndësishme për të lartcekurit, por liria ka qenë bazamenti në krejt kuptimin e vet.
…dje, sot, jemi të lirë, e nesër do të vazhdojmë të jemi…!
Ngushëllime, President!
BR
