Sot rreth mesditës ka ndodhur një aksident në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Një veturë ka përplasur një këmbësor, me këtë të fundit që duket të ketë pësuar lëndime.
Fillimisht u dërgua në Pejë, e nga Spitali Rajonal mori rrugë për në QKUK.
Kështu të paktën ka thënë nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugen
“Deshmorët e Kombit” në Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor, si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, e më pas për shkak të natyrës së lendimeve dërgohet ne QKUK për tretman mjekësor”- tha Rugova.
