Bën vaki edhe kjo tek ne: Një deçanasi i gjendet snajperi në shtëpi


Policia e Kosovës ka hasur në një snajper në shtëpinë e një deçanasi.

Kështu bëri të ditur vetë policia përmes raportit 24-orësh.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57 me një karikator. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet ndër tjerash në raport.