Deçani fenomenal, ndalë Dardaninë e Qyshkut – i nxjerr telashe në luftën për inkuadrim në Ligën e Parë


Deçani ka arkëtuar një pikë të madhe si nikoqir i Dardanisë së Qyshkut, favorites absolute në letër para nisjes së duelit.

Takimi përfundoi ashtu siç edhe filloi, 0-0, me ç’rast skuadra jonë shkon tashmë në kuotën e 17 pikëve.

Në anën tjetër, Dardania mbetet edhe më tutje në garë, përkundër dështimit të sotëm.

Megjithatë, Tefik Çanga ka përparësi, pasi me barazimin në derbi Sharri – Prizreni, skuadra nga Ferizaj kryeson.

Duhet thënë që Deçani, pas një orari të ngarkuar, xhiron e ardhshme i shkon Ulpianës që frymon e lirshme në mesin e tabelës e mbase është mundësia edhe për pikë të plota./Deçani24