Komuna e Deçanit i ka dhuruar 78 ari Bashkësisë Islame, për nevojat e kësaj të fundit e që kanë të bëjnë kryekëput me ndërtimin e një objekti për KBI-në.
Kështu ka konfirmuar edhe kreu i këtij institucioni, Naser Tolaj, që përmes një postimi në faqen zyrtare falënderoi tejmase kreun Bashkim Ramosaj, kryekuvendarin Hajdar Sutaj, drejtorin e Urbanizmit, Ramë Melaj dhe asamblistët që ishin pro një lëvizjeje të tillë.
