Ramosaj në Prishtinë, merr mbështetje masive nga studentët deçanas


Kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka vijuar me angazhimet parazgjedhore.

Në një tubim masiv në kryeqendër, ai mori mbështetje enorme nga studentët deçanas.

Kujtojmë Ramosaj pritet të jetë një nga favoritët e AAK-së sa i përket kryetarëve aktualë të komunave.

Sipas projeksioneve të deritanishme ai ka goxha vota në të pesë komunat ku udhëheqë Aleanca, ndërsa nuk hiqen nga ekuacioni as Juniku, Peja e Istogu, ku pritet një arkëtim serioz i besimit të simpatizantëve të kësaj partie, por dhe jo vetëm.